Gjërat që secila femër duhet t’i dijë

fjali te bukura

Shkencëtarët nga “Oxford”-i kanë monitoruar për 12 vjet shëndetin e 1.300.000 femrave dhe nga kjo kanë nxjerrë shumë mësime të dobishme. Këtu mund të gjeni këshillat që mund të shërbejnë si një udhërrëfyes për një jetë të shëndetshme të çdo gruaje.

Mos e teproni me pastërti: Kohët e fundit janë prezantuar të dhënat se deri në 30 për qind e femrave nuk i lajnë duart shpesh, tërësisht dhe mjaftueshëm. Megjithatë, për mbajtjen e higjienës normale, mjaftojnë sapuni dhe uji. Përdorimi i tepruar i antibakterialëve modern, ndonjëherë është jo-produktiv sepse jo vetëm që nuk e parandalojnë rinitin dhe gripin (të cilët transmetohen nga viruset dhe jo bakteret), por mund të prishin ekuilibrin delikat të baktereve të ndryshme në trupin tonë, duke bërë të mundur mbizotërimin e mikrobeve rezistuese. Shumica e mikroorganizmave nuk na shkaktojnë ndonjë problem dhe shumë prej tyre, të tilla si; ato që gjenden në traktin tonë, ndihmojnë tretjen e ushqimit, prodhojnë vlera ushqyesve shumë të nevojshme që janë të domosdoshme për shëndetin e mirë, kurse ato mbyten nga produktet antibakteriale.

– Përdorni pilula: Pilulat kontraceptive në mënyrë të ndjeshme zvogëlojnë rrezikun e kancerit të vezoreve. Për më tepër, kjo mbrojtje zgjat për së paku 30 vjet pasi të keni ndaluar përdorimin e tyre. Studimet e hulumtuesve nga “Oxford-i”, kanë treguar se pas 10 vitesh të përdorimit të pilulave, zvogëlohet rreziku i kancerit të vezoreve për 20 për qind. Gratë që përdorin ato për 15 vjet, e përgjysmojnë rrezikun e tillë.

Pini çaj: Ekspertët kanë vërtetuar se shumë mikrobe në mishrat e dhëmbëve përbëjnë një faktor të mundshëm në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Mikrobet në zgavrën e gojës mund të gjenerojnë me mijëra mpiksje të vogla të gjakut, të cilat mund të shkaktojnë ngushtimin e arterieve, e cila është shkaku më i zakonshëm i sulmit në zemër. Duke pasur parasysh faktin se sëmundjet kardiovaskulare vrasin më shumë femra në vit se sa kancerit i gjirit, është e rëndësishme për të ruajtur mishrat e shëndetshëm. Pirja e çajit të zi është një nga mënyrat më të mira për të luftuar dëmtimin dhe për të zvogëluar gurët në dhëmbë.

Mjekët amerikanë kanë zbuluar se përbërësit e çajit të zi, jo vetëm që vrasin bakteret në pllakën e dhëmbëve, por edhe ndikojnë në enzimë (glikoziltransferazë ) e cila ndihmon sheqerin nga ushqimi të ngjitet në dhëmbë. Çaji gjithashtu pamundëson bakteret për të bërë “gunga” me bakteret e tjera në pllakat e dhëmbëve dhe shuma e këtyre depozitave të dëmshme ulet ndjeshëm.

Hiqni dorë nga duhani: Gjithkush e di se në atë mënyrë mund të shmangni kancerin e mushkërive, por ndoshta do t’ju befasojë fakti se gjithashtu do të kurseheni nga kanceri i qafës së mitrës. Në mënyrë të pakundërshtueshme është vërtetuar se femrat duhanpirëse kanë dy herë më shumë gjasa për të zhvilluar këtë lloj të kancerit. Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet nga virusi “HPV”. Nikotina grumbullohet në mukozën e mitrës dhe në këtë mënyrë parandalon mbrojtjen kundër virusit (Human Papiloma Virus) dhe nga kanceri. Mendohet gjithashtu se sistemi imunitar dobësohet me pirjen e duhanit.

Rrezituni nëse dëshironi fëmijë: Shkaku kryesor i infertilitetit tek femrat është sindromi policistikë i vezoreve, i cili kontribuon në ovulacionin e parregullt. Shumë gra që vuajnë nga ky sindrom nuk mbesin shtatzënë, ose për arsye të panjohura kanë të mangët vitaminën D. Hulumtimet klinike kanë treguar se 50 për qind e grave vuajnë nga mungesa e vitaminës D. Hulumtuesit në “Yale” kanë zbuluar se në qoftë se gratë me cikle të parregullta, marrin vitaminën D, rreziku nga sindromi policistikë i vezoreve dhe ovulacionit të parregullt reduktohet për 93 për qind. Edhe pse shumë femra frikësohen nga dielli për shkak të kancerit të lëkurës, me kujdesin e duhur, vetëm 20 minuta rrezitje në ditë, do të ndihmojë trupin tuaj për të gjeneruar sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine.