Gjërat që çdo grua duhet të bëjë për lëkurën e saj

0Nëse dëshironi të ruani shëndetin tuaj të lëkurës, duhet të dini se si të kujdeseni për të. Lëkura është organi ynë më i madh dhe është shumë e ndjeshme ndaj ndikimeve të jashtme. Këto gjëra duhet t’i aplikoni rregullisht.

Dyfishoni sasinë e frutave dhe perime

Frutat dhe perimet mund t’i japin lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm. Studimi i viti 2012 ka zbuluar se njerëzit që hanë një shumëllojshmëri të perimeve të shëndetshme, janë më tërheqës. Vitamina C është veçanërisht e rëndësishme, lufton kundër rrudhave dhe lëkurës së thatë. Hani të paktën gjysmë kile fruta dhe perime në ditë. Nuk ka rëndësi se çfarë frutash hani, mjafton t’i konsumoni ato në baza ditore dhe përzgjedhja e tyre të bëhet sipas shijes suaj.

Lani fytyrën tuaj vetëm dy herë në ditë

Shumica e njerëzve lajnë fytyrën tre deri katër herë në ditë, por është e mjaftueshme vetëm dy herë. Sa më shumë që e lani fytyrën, thahet lëkura dhe humben vajrat e saj natyral. Përveç kësaj, disa komponentë të pilling-ut lënë gërvishtje mikroskopike në lëkurë.

Mos u shqetësoni tepër se a aplikoni mjaftueshëm krem mbrojtës nën sy

Lëkura nën sy është shumë e hollë dhe delikate, prandaj edhe pse është e prirur ndaj dëmtimeve të diellit, i nënshtrohet edhe acarimit. Më mirë të bleni një palë syze dielli dhe t’i bartni ato kudo.

Keni në konsideratë kremin me faktor mbrojtës

Aplikoni kremin për mbrojtje nga dielli në tërë trupin, madje edhe kur vishni rroba. Bluzat e ndritshme kanë një rezistencë shumë të ulët ndaj rrezatimit ultravjollcë, kurse nëse përmbajnë lagështi, edhe më pak mbrojnë, prandaj rregullisht aplikoni kremin mbrojtës.

Preokupohuni për dekoltenë tuaj

Pothuajse të gjithë dermatologët theksojnë se dëmi më i dukshëm nga dielli shkaktohet në lëkurën rreth zonës së gjoksit të grave. Para se të largoheni nga shtëpia, aplikoni krem me faktorin mbrojtës rreth gjoksit, sepse sytjenat apo fustani mund të lëviz. Në qoftë se përdorni krem hidratues për fytyrë, gjithashtu përdorni atë në zonën rreth gjoksit.

Fleni në pozicion jo të preferuar

Pak njerëz flenë në shpinë, pa marrë parasysh se kjo është mënyra më e mirë për parandalimin e rrudhave që ndodhin gjatë gjumit. Fjetja në krahë ose në bark, shkakton rrudha në fytyrë në zonat që janë të mbështetura mbi jastëk. Nëse nuk mund të fleni në shpinë për shkak të problemeve shëndetësore të caktuara, bleni një shtresë të butë nga mëndafshi.

Vizitoni dermatologun një herë në vit

Dermatologu duhet të vizitohet të paktën një herë në vit, sepse ai shumë më herët do të vërej ndonjë problem me lëkurën dhe me kohë do të zbulojë kancerin nëse ka shenja fillestare të tij.