Gjërat me të cilat prindërit “i çmendin” adoleshentët

timthumb (1)Thellë në vete dëshirojnë me ta të pajtohen dhe të kenë një marrëdhënie në të cilën mund të mbështeten. Megjithatë, disa gjëra që prindërit bëjnë, dinë t’i “çmendin” fëmijët, madje edhe të rrezikojnë raportin e tyre

Marrëdhëniet

Edhe pse ndonjëherë nuk duket kështu, adoleshentët i duan prindërit e tyre. Thellë në vete dëshirojnë me ta të pajtohen dhe të kenë një marrëdhënie në të cilën mund të mbështeten. Megjithatë, disa gjëra që prindërit bëjnë, dinë t’i “çmendin” fëmijët, madje edhe të rrezikojnë raportin e tyre.

- Mos bëni pyetje të cilat ofrojnë edhe përgjigje: Pyetjet e formuluara në atë mënyrë, që në vete përmbajnë edhe përgjigje, si p.sh. “A nuk mendoni që shoku yt është i keq?” apo “A nuk mendoni që duhet të mësoni më shumë?” dinë t’i “çmendin” fëmijët. Ata, për shkak të kësaj, ndihen sikur as vetë nuk dinë se çfarë të bëjnë apo sikur nuk e kanë mendimin e tyre.

- Krahasimet u dhembin më shumë sesa mendoni: Kur prindërit e fillojnë fjalinë me “Pse nuk jeni më i mirë se…”, adoleshentët automatikisht dëshirojnë “të shkulin flokët”. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për shokun më të mirë, të afërmin apo vëllain më të vogël, shumica e prindërve nuk e kuptojnë që, për shkak të këtyre krahasimeve, adoleshentët ndihen keq dhe kjo e shkatërron vetëbesimin e tyre.

- Problemet ndoshta janë të njëjta, por rrethanat të ndryshme: Edhe prindërit dikur kanë qenë adoleshentë, edhe pse kjo është e vështirë ta besoni. Të gjithë adoleshentët kanë të njëjtat problemet, si të dashuruarit, dalja apo presioni në shkollë dhe prindërit duhet ta kuptojnë që kohët kanë ndryshuar. Në shkolla dhe në fakultete mbretëron konkurrenca më e madhe, ndërsa “Facebook” dhe SMS-të janë forma të reja të komunikimit. Ju ndoshta mendoni se e gjitha është si në kohën kur keni qenë adoleshentë dhe bisedoni me fëmijët për atë që ka ndryshuar.

- Vetëm se i lëvizin sytë nuk do të thotë që s’ju dëgjojnë:

Adoleshentët shpesh bëjnë sikur nuk dëgjojnë prindërit apo se nuk lodhen për atë që janë duke folur, por kjo në fakt nuk është kështu. Mos lejoni që lëvizja e syve të tyre t’ju mashtrojë. Ata e dëgjojnë atë që thoni ju dhe këtë edhe më shumë sesa ju mendoni.

- Largimi nga shoqëria është e dhimbshme: Shumica e prindërve nuk e kupton se pse për ta është e rëndësishme se çfarë mendojnë shokët dhe shoqet e tyre. Dy hulumtime kanë zbuluar se largimi dhe refuzimi i mendimeve të shoqërisë së tyre kanë efekt sikur lëndimi trupor apo dhimbja e kokës. Nga kjo del se nuk ka ndonjë dallim të madh nga ajo a ju godet dikush apo ju fishkëllen. Për ta largimi nga shoqëria mund të jetë më shumë i dhimbshëm edhe sesa goditja. Për këtë kini durim dhe respektoni miqtë e tyre dhe ndihmojini të gjejnë më të mirët, sikurse edhe si ta balancojnë kohën për miqtë dhe prindërit. Në fund, pyesni adoleshentët se çfarë dëshirojnë të dini për ta, besoni se mund t’ju befasojnë.

 Vetëm se i lëvizin sytë nuk do të thotë që s’ju dëgjojnë: Adoleshentët shpesh bëjnë sikur nuk i dëgjojnë prindërit apo se nuk lodhen për atë që janë duke folur, por kjo në fakt nuk është kështu

Mos bëni pyetje të cilat ofrojnë edhe përgjigje: Pyetjet e formuluara në atë mënyrë që në vete përmbajnë edhe përgjigje, si p.sh. “A nuk mendoni që duhet të mësoni më shumë?”, dinë t’i “çmendin” fëmijët