“Gjeniu i vogël” nuk do ta pengojë Gentën

f.0310195831827_m

Genta Ismajli ka thënë se përkundër angazhimit si anëtare e jurisë në spektaklin “Gjeniu i vogël 5”, ajo nuk do të reshtë së punuari për të sjellë këngë dhe hite të reja.

“Patjetër që do të ketë kënge të reja, sepse gjatë kësaj kohe, do të punoj edhe në studiot e incizimit, gjatë kohës që do të jem në jurinë e ‘Gjeniu’ do të jem gjithmonë aktive”, ka deklaruar këngëtarja në një intervistë për suplementin Koha Tjetër.

Sa i përket sjelljes së ndonjë videoklipi të ri, ajo ka theksuar se aktualisht është duke biseduar me stafin e saj se çfarë duhet të bëjë për periudhën e verës dhe se akoma nuk ka gjëra konkrete.

Ndërkaq e pyetur se cili është mashkulli ideal për Gentën, ajo ka thënë se ai “duhet të jetë njerëzor, sepse kur je njeri në radhë të parë, të tjerat vijnë, je ok, me punë me mirësjelljen tënde, me respekt, me mirëkuptim, me të gjitha”.