Gjeniu i bilardos është vetëm tre vjeç

Wang Wuka është vetëm 3 vjet dhe është në gjendje të fusë në vrimë dhjeta topa bilardoje në dhjetë sekonda. Një talent i rrallë, i cili ka mahnitur dhe ekspertët e bilardos. Vogëlushi, tashmë i njohur në të gjithë botën ka arritur të marr më shumë se dhjetë mijë klikime në YouTube brenda pak ditësh. Ai që e ka mësuar djalin ka qenë babai i tij, Wang Yin, i cili është i çmendur pas kësaj loje. Ai luan bilardo që kur ishte vetëm një vjeç dhe nuk ka asnjë dyshim, që kjo është loja e tij e preferuar.