Gjendet trupi i pajetë i një personi

loading...

5345_473772256009902_101532373_n

loading...
Ditën e sotme në Kavajë është gjetur trupi i pajetë i një personi. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima, ende i paidentifikuar, është i seksit mashkull, rreth 30 vjeç dhe është gjetur në breg të detit, në plazhin e Gjeneralit.

Kanë qenë banorët rreth zonës ata që e kanë parë fillimisht trupin dhe më pas kanë njoftuar autoritetet e policisë, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe identifikimin e tij, ndërsa raportohet paraprakisht se kufoma kishte filluar të dekompozohej./

loading...