Gjendet trupi i pajetë i një këngëtareje në Serbi, familja dyshon që vrasësit mund të fshihen në Kosovë


Trupi i këngëtares së muzikës popullore serbe është gjetur në një ambient fushor ku 33 vjeçarja ka dalur për të vrapuar.
Jelena Krsmanovic e cila është e martuar dhe ka një fëmijë ishte zhdukur gjatë ditës së djeshme. Bashkëshorti i saj ndërkohë e ka lajmëruar policinë e cila pas 20 orësh kërkim e ka gjetur trupin e saj në një kanal.

Ministri i Brendshëm i Serbisë ka thënë se së shpejti do të dalë me detaje rreth vdekjes së kengëtarës.
Ndërkohë familja e saj ka bërë thirrje,sipas mediave serbe, që të mbyllet kufiri me Kosovën pasi vrasësit mund të shkojnë atje në Mitrovicë për t’u fshehur. Kurir.rs
r1