Gjendet i vetëvarur 58-vjeçari

loading...

295650_471294342924360_925912171_n

loading...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një kryefamiljar i ka dhënë fund jetës në rrethana të mistershme, duke u vetëvarur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 të qytetit, ndërsa viktima është Skënder Xhemali.

Kanë qenë familjarët e tij ata që kanë gjetur trupin e pajetë, duke u shokuar nga veprimi fatal i të afërmit të tyre.

Mësohet se i ndjeri ndodhej i vetëm në banesë në kohën që ka ndërmarrë aktin e rëndë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë të kryejë një veprim të tillë. Ndërkohë policia po mbledh dëshmi dhe informacione për të zbardhur ngjarjen e rëndë./

loading...