Gjendet i vdekur një peshkatar buzë Sitnicës

23

Një person ka humbur jetën buzë lumit Sitnicë. Mësohet se viktima është shqiptar, rreth 50 vjeç, me iniciale M. P.“Rreth orës 11 e 45 minuta është raportuar se në rrugën Kalabria, më saktësisht buzë lumit Sitnicë një person është gjetur pa shenja jete. Bëhet fjalë për një qytetar i cili po peshkonte. Shkaktar i aksidentit dyshohet se është rryma elektrike, por trupi është dërguar në obduksion në mjekësi ligjore dhe me urdhër të prokurorit është hapur si rast i vdekjes së dyshimtë”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i policisë, Avni Zaiti.

Ai ka qenë duke peshkuar dhe dyshohet se teli i peshkimit ka pasur kontakt me tela të rrymës elektrike.