Gjendet i vdekur fëmija 1 vjeç, prindërit e kishin lënë në krevatin e tyre

loading...

loading...

Një fëmijë 1 vjeç është gjendur i vdekur në banesën e tij. Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “Qemal Stafa” në qytetin e Elbasanit.

Sipas njoftimit të policisë, fëmija është gjendur pa shenja dhune, ç`ka shton dyshimet se vogëlushi i seksit mashkull, ka gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.

Mësohet se foshnja po flinte në krevatin e prindërve, ku teksa ka qenë në gjumë është rrëzuar prej tij. Dyshohet se për shkak të rënies nga lartësia ka pësuar kapërcim në qafë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kanë qenë të afërmit ata që e kanë gjetur foshnjën në dysheme, ku pavarësisht tentativave për ta përmendur kanë konstatuar vdekjen e tij.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja ka qenë aksidentale, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim.

loading...