Gjendet e vdekur vajza shtatzënë, e futur në thes dhe e hedhur në lumë

Një vajzë e re e cila ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, është gjetur e vdekur në mënyrë të tmerrshme.

Është ky zbulimi që është bërë në një lumë në Harwood, pranë Fargo, në shtetin amerikan të Dakotës së Veriut.

Në ujërat e lumit e futur në një thes plastik, u gjet trupi i pajetë i 22-vjeçares Savanna Greywind, e cila ishte tetë muajsh shtatzënë.

Vajza rezultonte e zhdukur nga shtëpia prej disa ditësh, por gjetja e saj u bë rastësisht mbrëmjen e kësaj të diele teksa disa persona po lundronin në det me kanoe.

Në momentin e gjetjes së kufomës, policia po kontrollonte në zonë për gjetjen e trupit të saj, pasi hetimet kishin çuar drejt një ferme aty pranë.

Siç shpjegoi shefi i policisë lokale, disa sende të dyshimta u gjetën në fermë, çka bëri që hetuesit të dyshojnë për një skenë krimi.

Vajza, siç shkruan noa.al u deklarua e zhdukur në 19 gusht, ndërsa pas zhdukjes së saj në një apartament u gjet një fëmijë i sapolindur, vend ku Savanna ishte parë për herë të fundit.

Për këtë arsye dy banorët e apartamentit, një burrë dhe një grua, u arrestuan nga policia, nën akuzën e vrasjes.
Shiko pamjet ne linkun me poshte.