Gjendet 10 vjeçari në banesën e një maniaku, dyshohet për abuzim seksual

foto (1)

Është gjetur në banesën e një personi të dyshuar si maniak seksual një fëmijë 10-vjeçar, i humbur prej natës së mbrëmshme. Vogëlushi, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është djali i një polici të burgjeve. Denoncimi është bërë nga vetë prindërit e tij gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, atëherë kur është vënë re mungesa e djalit. Bëhet e ditur se i dyshuari është në pranga dhe banesa është bastisur, gjithashtu dyshohet se ka pasur abuzime.

Ai ka pyetur babanë e fëmijës, i cili tha se “djali ka dalë dje nga ora 5 e gjysmë pasdite ka dalë te luaje me shokët, nga ora 7 kërkuam ne qendra interneti dhe komshinj dhe shyqyr zotit policia e gjeti, dyshuam tek personi, por nuk e njohim, unë s’e njoh fare. Djalin e kemi parë, por atë e ka marre policia, nuk mund të them gjë për të. Ia kemi lënë ne dorë drejtësisë. Djali është në klasën e katërt në shkollë”.

Banorët e një ndërmarrjeje dyshuan se brenda një banese kishte diçka te çuditshme, kësisoj u njoftuan banoret e lagjes dhe u thirr policia.

Në sajë të dyshimeve të ngritura, policia ka bërë të mundur që ta gjejë 10-vjeçarin në banesën e një shtetasi, i cili dyshohet se është maniak seksual ndaj fëmijëve, trasmeton shekulli.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ndaj 10-vjeçarit të jetë abuzuar seksualisht, megjithatë hetimet e mëtejshme do të zbardhi ngjarjen.

Ndërkaq, në të njëjtën zonë, në të cilën duket se rrëmbyesit e fëmijëve kanë gjetur terren, ka ndodhur edhe një tjetër rast i ngjashëm, ai i zhdukjes së Julian Çelës, djalit të nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, Skënder Çela.

Bëhet fjalë për zonën pas ish-shkollës së partisë, në rrugën “Dritan Hoxha”, ku rrugicat e pandriçuara krijojnë terrenin e duhur për të humbur më tej çdo gjurmë.

Personi në të cilin u gjet vogëlushi, është komshi me Julian Çelën. Burime nga policie, bëjnë me dije se ka informacione që i njëjti person të fshihet edhe pas zhdukjes së Julian Çela, rreth 3 muaj e gjysmë pas asnjë shenjë jete