Gjen vajzën pas 11 vitesh në Facebook, a e pranoi ajo?

loading...


Një baba ka mundur të gjejë pas 11 vitesh vajzën e tij përmes rrjetit social Facebook. Por reagimi i saj nuk ishte ai që do të donte.
‘Babain tim e kam këtu, ty nuk të njoh’, kish qenë përgjigja e saj për babain biologjik.

I dëshpëruar dhe me lot në sy, Vasili iu drejtua emisionit televiziv “E Diela Shqiptare” për t’u kërkuar gjyshërve të saj nga nëna, që t’i lejonin të shihte të bijën.

Në 2005-ën, një konflikt mes familjes së tij dhe të shoqes, e kish nxitur atë që të nisej bashkë me vajzën për në Greqi. Që atëherë, Vasili nuk i kishte parë më kurrë, pa pasur një ide më të vogël se ku mund të ishin.

Edhe ai, sikurse ish-bashkëshortja, kishte krijuar familjen e tij, dhe kishte edhe një djalë. Por vendi bosh që i kishte lënë largimi i së bijës, kishte qenë i pashlyeshëm
vasili

loading...

loading...