Gjen një shishe në plazh, ja çfarë zbulon brenda


Gjeti një mesazh në një shishe në plazh dhe zbulimi që bëri brenda saj, Marianne Winkler hyn në librin e rekordeve. Siç raporton “Mirror”, pensionistja gjermane ndodhej me pushime në ishujt Frisone, ku rreth një vit më parë gjeti një shishe me një mesazh brenda.

Pas një sërë verifikimesh u zbulua se shishja dhe mesazhi datonin që nga viti 1906. Nga jashtë saj shkruhej, “Të thyhet shishja” dhe pasi e bëri këtë gjë, Marianne zbuloi se mesazhi kishte 108 vite, 4 muaj dhe 18 ditë.

Mesazhi ishte shkruar nga George Parker Bidder, një biolog detar anglez, i cili e kishte hedhur shishen në portin e Plymouth, për një studim lidhur me rrymat oqeanike, shkruan noa.al.

Në mesazh kërkohej që shishja të kthehej mbrapsht, kundrejt një shpërblimi.

Shoqata “Marine Biological Association”, e cila ekziston ende, e vlerësoi gruan me një monedhë antike.
o1

o2