Gjen hajdutin e biçikletës e shkon ta denoncojë, por me policët ndodh diçka e veçantë! (VIDEO)

loading...

loading...
Edhe pse pronari i një biçiklete të vjedhur në zonën e Selitës në Tiranë, ka mundur që të identifikojë hajdutin, policia ia ka lënë në dorë vetë pronarit që ta gjejë hajdutin. Sipas denoncimit të tij, ai thotë se policia e ka marrë me tallje videon e siguruar nga ai në rrugë private dhe jo që të vihej në kërkim të gjetjes së hajdutit. “Përshëndetje JetaOshQef, më kanë vjedhur bicikletën, siç duket në videon që e kam nisur pranë jush. Mora policinë për ta denoncuar dhe ata u tallën. Me të qeshur më thanë që tu tregoja nëse do arrija ta gjeja. Mirë sot është bicikleta, por nesër nëse do të ishte diçka më e madhe çfarë do të thoshin këta policë apo të njëjtën gjë? Ju lutem po adresohem tek ju për ta publikuar.”

loading...