Gjen 1400 euro në një shkurre në Ksamil, djali: Ky është portofoli, i them pronarit….

loading...

loading...

Nuk ndodh shpesh të shkoni me pushime në det dhe të gjeni një portofol të mbushur me para, e aq më tepër, të mendoni dy herë nëse do ta mbani portofolin apo nëse do ta ktheni atë tek i zoti.

Por, ja që një pushues në Sarandë nuk ka menduar për veten e tij, por si të ishte në vend të personit të cilit i kishte humbur portofoli. I riu kishte shkuar në Ksamil dhe pranë me çadrën e tij kishte gjetur një portofol me plotë 1400 euro dhe 120 mijë lekë shqiptare, si dhe disa karta krediti e një kartë identiteti.

Ndodhem në Ksamil. Kam ardhur me pushime me familjen time. Sot rreth orës 11 kam gjetur një portofol me 1400 euro brenda dhe karta e identitetit të personit si dhe karta banke. Kisha dëshirë t’ia jepja zotërisë që i ka humbur”, – shkruan djali pranë JOQ.al.

Më pas ai bën me dije se përmes Facebookut arriti të kontaktojë me personin që i kishte humbur portofoli dhe ia dorëzoi.

E gjeta në FB zotërinë që i ka humb portofoli dhe po e njoftoj vet. Do ia jap veç të zotit dhe i them se veç ai do mund t’i marrë. Te plazhi “Pema e Thatë” e kam gjet portofolin, te parkimi i makinave, lart anës një shkurreje. Brenda kishte edhe 120 mijë lekë shqiptare”, – përfundon ai.

loading...