Gjatë ndarjes së çmimeve Ben Affleck i dridhet zëri kur falënderon bashkëshorten [video]

lajmeonline.net-post-thumbnail

Në mbrëmjen nga e diela në të henën, në Los Anxhelos u mbajt për të 70-tën herë me rradhë ndarja e çmimeve të Globit të artë. Filmi “Argo” u shpërblye me dy Globe të arta, “Les Miserables” me tre dhe “Django Unchained” me dy.

Aktori Ben Affleck (40) morri çmimin për regjisorin më të mirë, ndërsa filmi “Argo” u shpall si drama më e mirë, “Lincoln” i cili kishte shtatë nominime ishte më i favorizuari. Ben Affleck, përpara se të shkojë ne skenë e të merr shpërblimin, iu falënderua bashkëshortes së tij Jennifer Garner (40) për përkrahjen që ia ka dhënë.

“Dëshiroj që t’i  falëndërohem bashkëshortes sime, falë së cilës sot unë jam këtu. Atë e adhuroj dhe e dashuroj jashtëzakonisht shumë.  Ti je gjithçka për mua” i tha Ben-i, Jenniferit para të gjithëve dhe e puthi atë. Befasia më e madhe e asaj mbrëmjeje ishte pikërisht  Ben Afflecku, sepse ai aspak nuk ka qenë i nominuar për regjisor më të mirë në ndarjen e çmimeve Oskar.