Gjashtë muaj burg për tentuesvrasësin Slobodan Kostiq

foto burgu

Gjilan- Slobodan Kostiq është akuzuar se më 23 tetor 2012 në fshatin Ropotovë të Ranillugut me dashje eventuale dhe nën ndikimin e alkoolit ka tentuar t`i privojë nga jeta të dëmtuarit Aleksandër Ceniq, Vladan Aleksiq e Milosh Dimiq.

Në Gjykatën Themelore në Gjilan ka përfunduar procesi gjyqësor ndaj Slobodan Kostiqit i akuzuar për tentim vrasje.

Kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku e dënoj dhe shpalli fajtor me gjashtë muaj burgim Slobodan Kostiqin nga fshati Tomancë e Ranillugut i njohur me nofkën “Endacaku” sepse më 23 tetor 2012 në fshatin Ropotovë të Ranillugut me dashje eventuale dhe nën ndikimin e alkoolit ka tentuar t`i privojë nga jeta të dëmtuarit Aleksandër Ceniq, Vladan Aleksiq e Milosh Dimiq, trasnemton rajonipress.

Kostiq akuzohej për veprën penale “vrasje në tentativë”, ndërsa pos shtënies me armë ka tentuar disa herë t`i godas edhe me veturë të dëmtuarit. I pandehuri Kostiq në hetuesi nuk e ka pranuar veprën dhe ka thënë se nuk i kujtohet nëse e ka goditur dikë me veturë.

Palët e dëmtuara Aleksandër Ceniq, Vladan Aleksiq e Milosh Dimiq kanë thënë se Kostiq tentoj t`i vras me veturë dhe se i njëjti i ka provokuar në kafiterin “Ballkan Cafe”.