Gjashtë mënyra se si të bëni që llajneri juaj i syve të zgjasë më shumë

syte-llajneri-qendroje-gjate-syve

Arritja e perfeksionit në përdorimin e llajnerit është një art në vete. është e mërzitshme që të harxhoni gjysëm ore apo 45 minuta në krijimin e syve perfektë, mirëpo puna juaj zbehet brenda disa orëve. Që të siguroheni që format e juaja të syve të zgjasin më tepër, lexoni këshilat e mëposhtme.

1. Përzgjedheni një llajner që zgjatë më shumë

Një xhel rezistent ndaj ujit apo një llajner i lëngshëm është investimi më i mirë për kohëzgjatje më të madhe.

2. Përzgjedhni një primer

Përdorimi i primerit(mbushësit) para aplikimit të llajnerit, do e mbajë grimin e freskët gjatë tërë ditës.

3. Kujdes nga yndyra.

Yndyra është shkaku kryesor i njollosjes së llajnerit tuaj. Përdorni një pudër të lehtë që pengon përhapjen e yndyrës natyrale të fytyrës suaj.

4. Shtrsa, shtresa, shtresa

Jo vetëm që ju duhet të aplikoni shtresa të shumta, por edhe duhet të përshkoni atë linjë me hijëzues që ta mbajë në vend vijën.

5. Mos e harroni maskaranë

Maskara rezistente ndaj ujit do ju ndihmojë makijazhin të rrijë në vend dhe të pengojë prishjen e grimit nga ndonjë pikë loti të mundshëm.

6. Të jeni e gatshme

Mbajeni një llajner të syve në çantë që të jeni e gatshme për çdo rast që mund të prishë grimin tuaj.