Gjashtë gjëra rreth Jezusit në Islam


Krishtlindja përkujton lindjen e Jezuit dhe është një festë e madhe në të gjithë botën për të krishterët.

Por, shumë njerëz nuk e dinë se Jezui është një figurë e rëndësishme në Islam, megjithëse shumica e myslimanëve nuk i festojnë Krishtlindjen.

Më poshtë, janë 6 gjëra që mbase nuk i keni ditur për rolin e Jezuit dhe nënës së tij në Islam.

1-Jezui, Maria dhe engjëlli Gabriel janë në Kuran (siç janë edhe një sërë profetësh të tjerë si Adami, Noe, Abraham, Mesiu që të gjithë janë edhe në Bibël).

2-Myslimanët besojnë se Jezusi (në Islam njihe si Isa) është një nga profetët e mëdhenj të Zotit dhe u lind nga virgjëresha Mari (Merjeme) dhe se ai do të kthehet në tokë-sipas Islamit-përpara Ditës së Gjykimit për të rivendosur drejtësinë në botë dhe për të mposhtur Mesinë e Rremë, i njohur ndryshe edhe si antikrishti. Kjo tingëllon normale për shumë të krishtere, por është gjithashtu normale edhe për shumë myslimanë.

3-Maria (në Islam njihet si Merjem) ka një kapitull të tërë në Kuran me ermin e saj. Është kapitulli i vetëm që lidhet me një figurë femërore dhe është gruaja e vetme që përmendet në të gjithë Kuranin. Gratë e tjera përmenden në mënyrë dytësore për shkak të lidhjeve që kishin me Adamin, apo nëna e Mesiut apo mbretëresha e Shebës. Maria (Merjeme) është përmendur më shumë në Kuran se sa në Dhiatën e Re.

4- Ashtu si me të gjithë profetët e tjerë, përfshirë Muhamedin, myslimanët recitojnë: “Paqja qoftë mbi të” çdo herë që i referohen Jezuit.

5- Myslimanët besojnë se Jezui ka kryer mrekulli. Disa prej mrekullive që përmenden në Kuran të Jezuit është shërimi i lebrozës, kthimi i shikimit për të verbrit, ringjallja e të vdekurit dhe dhënia e frymës për zogjtë prej balte, pra duke i shndërruar ato në krijesa prej mishi.

6- Historia e lindjes së Jezusit siç thuhet në Kur’an është edhe historia e mrekullisë së tij të parë, pasi ai fliste që foshnjë dhe e shpalli veten profet të Perëndisë.