Gjakovë: Konfiskohen 25 kilogramë drogë, një i arrestuar

f1_24gjakova-droga-jpg1364134869

Gjakovë, 24 mars – Të shtunën, rreth orës 01:00 në lagjen Osek Pashë, të Gjakovës , Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, konkretisht njësia në Pejë në mbështetje të njësive relevantë policore ka realizuar një operacion policor duke kryer bastisjen e një shtëpie .

Gjatë këtij operacioni policor është arrestuar personi i dyshuar N. D, i lindur me 1969, shqiptar i Kosovë,s me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Blerje, posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Këtij operacioni policor i parapriu një punë hetimore dhe operative e hetuesve policor më ç’ rast rezultoi me konfiskimin e 24 kilogram e 454.8 gram substancë narkotike qe dyshohet të jetë e llojit marihuanë dhe një ( 1) kilogram e 253.5 gram substancë narkotike që dyshohet e jetë llojit kokainë si dhe një (1) pushkë gjuetie e llojit Churchill me tetë (8) fishekë dhe të një veture Golf-IV .

Substanca narkotike është gjetur në oborrin e shtëpisë gjatë bastisjes në bagazhin e veturës Golf-IV , ngjyrë e hirit, me targa vendore, pronë e të dyshuarit. Ndërsa arma është gjetur brenda në shtëpinë e të dyshuarit.

Të gjitha veprimet policore lidhur me ketë raste janë kryer nën autorizimin e Prokurorit përkatës dhe ndaj personit të arrestuar është shqiptuar masa e ndalimit policorë për 48 orësh.