Gjakovë, e zë muri i pishinës

Shkoi për t’u larë, por përfundoi në spital.Policia raporton se në rrugën “Mithat Frashëri”, në Gjakovë, viktima derisa ishte duke u freskuar në një pishinë në afërsi të murit, papritmas muri është rrëzuar duke e zënë viktimën.
Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Gjakovës e më pas për shkak të lëndimeve të rënda është transportuar në QKUK-Prishtinë.