Gjakovë, arrestohet anglezi 74-vjeçar, torturonte seksualisht të miturat

popo

Një 74 vjeçar me nënshtetësi angleze i konvertuar në fenë myslimane është arrestuar nga Polciia në Gjakovë raporton Klan Kosova.

Antoni Eshdaun që në Gjakovë njihet si Hamiti dyshohet se abuzoi seksualisht me dy vajza nën moshën 16 vjeçare.

Kryeprokurorja Shpresa Bakija ka thënë se kanë në posedim disa CD ku shihet se anglezi torturon vajzat seksualisht.

Sipas prokurores Bakija ka bazë të mjaftueshme që Eshdaun të mbahet në paraburgim.

Eshdaun jeton në Gjakovë që nga viti 2000. Mësohet se shtetasi anglezi ka qenë i dënuar edhe në shtetin e tij për veprat e njëjta penale.