Gjakosen zgjedhjet, polici vret veten në qendrën e votimit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Dishnicë të Korçës.

Mësohet se një punonjës police ka qëlluar veten në ambientet e jashtme të një qendre votimi.

Policia njofton se Ameli Vila, 50 vjeç nga fshati Zboq i Korçës ka qenë mbikëqyrës i qendrës së votimit dhe dyshohet se është vetëvrarë për shkak të problemeve të rënduara psikologjike.