Getoari me ‘look’ të ri, mbjell flokët (Foto)

Këngëtarja e njohur Tuna dhe reperi i “BabaStars”, Getoar Selimi, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre me titull “MMV”. Në videoklipin e kësaj kënge, për të cilin duket qartë që është investuar goxha, dy artistët shfaqen ndryshe.

Tuna, në disa skena shfaqet me flokë të gjatë e në një tjetër me flokë kaçurrela. Por edhe Getoari vjen me ndryshime në flokët e tij.

Burime të afërta me reperin Getoar Selimi kanë deklaruar për media se gjatë qëndrimit të fundit në Turqi, Geti i ka mbjellë flokët. Dallimi në kokën e tij mund të vërehet edhe në këto foto.