Geti: Më shumë repera, se muzikë…!

timthumb

Numri i reperëve në estradën tonë vetëm sa vjen e rritet, dhe këtë fakt mund ta vërtetojmë shumë lehtë, vetëm duke hapur televizionet tona.

Por, siç duket, kjo gjë ka nisur t’i brengosë në njëfarë mënyre rep-artistët më të vjetër të estradës.

Njëri ndër ta është edhe lideri i labelit “BabaStars”, Getoar Selimi, i cili e ka vërejtur këtë dukuri, ndërkaq ai i kritikuar paksa reperët e rinj, pasi, sipas tij, nuk po ka muzikë.

“Ma shumë repera, se Muzikë…”, ka shkruar Geti në Twitter.

Kjo përveç numrit në rritje të reperëve, lë të kuptojmë se çdo ditë e më shumë kemi muzikë në rënie, e bashkë me të edhe numër të këngëtarëve të denjë më pak. /LajmeOnline/