Gerard Butler, një murg tajlandez

butler

Aktualisht është duke promovuar filmin e tij më të fundit me titull ‘Olympus Has Fallen’, por muajt e fundit Gerard Butler i ka kaluar duke udhëtuar nëpër botë në mënyrë që të hiqte stresin e xhirimeve të këtij filmi aksion.

Në premierën ruse të filmit, Butler pranoi se ka parë shumë vende dhe madje ka jetuar si murg në një tempull tajlandez.

Ai tha për DigitalJournal.com: “Xhirimet e ‘Olympus Has Fallen’ zgjatën shumë dhe mendova se kishte ardhur koha për një pushim. Vendosa të udhëtoj. Në gjashtë javët e fundit kam qenë në Skoci, Angli, Itali, Zvicër, Tajlandë, Meksikë dhe Kolumbi.”

“Doja të shikoja vende të ndryshme dhe të takoja miq. Veçoj eksperiencën që pata si murg në Tajlandë”, theksoi aktori, i cili ka qenë edhe producent i filmit.

“Është shumë e vështirë kur ke aq shumë ngarkesë. Shumë persona më thonin se isha bërë si i çmendur”, deklaroi Butler, i cili në këtë film interpreton një agjent sekret që e gjen veten brenda Shtëpisë së Bardhë në mes të një sulmi terrorist.