Genta s’i zhgenjen fansat

genta

E kërkuara dhe e pëlqyera këngëtarja Gentiana Ismaili çdoherë e më shumë fascinon adhuruesit e saj me stilin dhe performansat në skenë. Edhe më tej Genta do të vazhdoj me këtë tempo, duke u munduar që publikut t’i sjellë këngë dhe videoklipe nga më të ndryshmet.
Ajo aktualisht është në përgatitje të projekteve të reja, të cilat do t’i zbulojë me kohë. Genta së fundi ka bërë edhe një ndryshim në pamjen e saj, ku me këtë dukje thotë se është e kënaqur.
“Më pëlqen që në çdo paraqitje time të dukem ndryshe sa i përket pamjes”, ka thënë ajo për “/LajmeOnline/”.
Edhe projektet e ardhshme të këngëtares do të jenë me mjaftë ritëm dhe emocion për publikun, mbase kjo është edhe synimi i saj.
“Që kur kam filluar këngën synimi im gjithnjë ka qenë që t’i sjellë këngë, emocion dhe argëtim sa më të madh publikut apo adhuruesve të mi kudo që janë. Mbase këtë synim vazhdoj ta kem edhe më tej. Do të mundohem që gjithnjë të sjellë këngë hite bashkë me videoklipe cilësore. Mendoj se çdo këngëtarë duhet të ketë parasysh cilësinë dhe lansimin e një kënge dhe klipi. Dhe unë do të mundohem që asnjëherë të mos i zhgënjejë adhuruesit e mi, do të mundohem që gjithnjë të sjellë këngë e klipe për dëshirën e tyre”, thotë ajo.
Suksesin e deritashëm Genta thotë se e ka arritur falë adhuruesve të cilët vazhdojnë ta mbështesin mjaftë shumë dhe vullnetit të saj për punë.
“Tërë këtë sukses e kam arritur falë adhuruesve dhe vullnetit për punë. Unë vetëm e dua atë që bëjë. Pra ky është çelësi i suksesit puna dhe vetëm puna dhe vullneti për të shkuar më tutje”, është shprehur në fund Genta.