Genta provon si aktore, publikohet trajleri i filmit gjerman “Alex” (Video)

gentafilm

Është publikuar traileri i filmit “Alex”, ku si protagoniste është paraqitur edhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare Genta Ismajli.

Në këtë film të produksionit gjerman, me regji të Florian Frerichs, Genta paraqitet përkrah aktorëve Nikolai Kinski dhe Werner Daehn.

Filmi është duke u pritur me vëmendje të madhe sidomos në kinematë e Evropës, kurse për këngëtaren kosovare ky është debutimi i parë në ekranin e madh, sidomos në projekte të tilla të mëdha.

Në vijim mund ta përcjellni trailerin e filmin, kurse në minutën 1:43 mund ta shihni edhe Gentën.

Filmi është i zhanrit tireller dhe fantastiko-shkencorë./LajmeOnline