Genta protagoniste në një film gjerman (Video)

577092_474926145894513_534364136_n

Këngëtarja Genta Ismajli kësaj radhe vjen me një befasi të madhe për fansat duke u paraqitur në një rol kinematografik në filmin gjerman me titull “Alex”.

Ende nuk është bërë e ditur sa thellë është e angazhuar Genta në këtë film të zhanrit sci-fi-action, por mjafton të vizitosh faqen zyrtare të filmit tek alex-the-movie.com ku emri i Genta Ismajlit figuron krahas artistëve Nikolai Kinski dhe Werner Daehn, të cilët luajnë rolet kryesore në këtë film.

Filmi pra është i prodhimit gjerman i Warnuts Entertainment, shkruar nga Dr. Stephan Warnatsch dhe drejtuar nga Florian Frerichs ndërsa traileri i filmit ka pak kohë që është publikuar ne internet.