Genta Ismalji single

Këngëtarja Genta Ismajli ka deklaruar se ajo ka gati projektin e ri të saj, i cili do të publikohet shumë shpejt.

Genta ka qëndruar në Shqipëri për pushime, ndërsa para fillimit të turneut të saj dha një intervistë për emisionin Prive. Ajo ka treguar se ka gati këngën e re.

“Për të gjithë fansat e mi mund të zbuloj se kam përfunduar këngën e re. Kam bashkëpunuar me producentin shqiptar Adi Hila, ndërsa xhirimet e videoklipit kanë përfunduar”, theksoi Genta për Prive.

E pyetur se nëse po e kalon kohën me dikë, bukuroshja u përgjigj: “Unë po e kaloj kohën…vetëm në skenë dhe për skenën”, përfundoi ajo.