Genta Ismajli, në një lidhje të re dashurie?

timthumb

Genta Ismajli, me një të dashur të ri?! Ajo vetë thotë ‘jo’, por thashethemet që qarkullojnë për të së fundmi, pohojnë të kundërtën. Ylli i skenës sonë flitet të ketë nisur një histori dashurie me gazetarin nga Kosova, Granit Miftari, i cili e shoqëron ngado këngëtaren.

E kontaktuar nga “Bluetooth”, vetë Genta e ka mohuar këtë lajm duke thënë se ‘me Granitin jemi miq shumë të mirë’. Por, përkundër deklaratës së saj, zëra pranë televizionit ‘Klan’ ku ajo është e angazhuar seriozisht këto kohë si anëtare e jurisë së “Gjeniut të Vogël”, thonë se këngëtarja është në një lidhje dashurie.
Të njëjtat burime na konfirmojnë se ata ndajnë të njëjtin hotel së bashku, çka i shton edhe më shumë dyshimet tona për një histori dashurie.
Megjithëse këngëtarja është gjatë gjithë kohës e shoqëruar edhe nga e ëma, Graniti nuk i ndahet për asnjë moment. Madje kohët e fundit, ai u është përgjigjur edhe telefonatave në adresë të Gentës, duke u shndërruar kështu në një ‘menaxher’ të kohës dhe angazhimeve që ka këngëtarja e suksesshme.

Megjithatë, këngëtarja ekspresive, e ftuar në emisionin “Takimi i Pasdites” nga Rudina Magjistari, ndërsa ka treguar për dashurinë e madhe që ka për Tiranën, destinacionet e saj të preferuara në kryeqytetin shqiptar dhe çelësin e suksesit të saj në muzikë, ka thënë gjithashtu se nuk është ende e dashuruar, por sidoqoftë ka pasur flirte me disa djem.
“Kam pëlqime për disa dhe nga disa djem, si të gjithë njerëzit, por asgjë serioze për momentin”, – ka rrëfyer këngëtarja. Sa i takon muzikës, Genta Ismajli ka publikuar së fundmi videoklipin e këngës shumë të pëlqyer “E kam provuar”, e cila ka pasur një ‘boom’ klikimesh që në ditën e parë të publikimit./Bluetooth/