Genci Publikoi ”Krejt Andrrën”[Video]

84-420x233

Kantautori Genc Salihu ka publikuar videoklipin e këngës me titull “Krejt andrrën”.
Me regji të Kaltrina Krasniqit, ky videospot vizuelizon këngën me tekst dhe muzikë nga Genc Salihu dhe aranzhman nga Visar Kuçi, Nesim Maxhuni e Genc Salihu.
Në “Krejt andrrën”, krahas Salihut, performojnë edhe Petrit Çeku (gitarë klasike), Visar Kuçi (bas) dhe Nesim Maxhuni (tupana).
Kjo këngë është pjesë e albumit “Kangë e venë” , i cili ka disa muaj që ka dalë në shitje. Përveç kësaj kënge, në album kanë zënë vend edhe “Çelu”, “ICU”, “Family Portrait”, “Shejë”, “I dalun m’i gomar”, “Ujku don mjegull”, “Flej”, “Lufta asht bahçe”, “Rrugëve” etj.