Gazetari përlotet teksa interviston kolegun e maskaruar: Shqipërinë nuk e le (VIDEO)

loading...


“Shqipërinë nuk do e le”, kjo është fraza më emocionuese e gazetarit Eduart Ilnica që u rrah dje barbarisht.

Ilnica rrëfen për Ilir Kadinë i cili në hyrje të intervistës mbush sytë me lot dhe thotë se nuk do e donte këtë intervistë në këto kushte me kolegun e tij nën zërin që i dridhet.

“Kërkuan të më tërhiqnin zvarrë,të më fusnin në makinë të tyre, në fuoristradë. Mendova që po të futesha aty mund të më eleminonin edhe fizikisht duke ditur ato që mësova ditët e fundit për këta persona.

Për dy minuta më kanë goditur pafund”, rrëfen Illnica nga spitali. Për më shumë ndiqni videon!

Ilnica, i cili punon pranë “Telesport”, pretendon se është dhunuar nga drejtues të klubit të Kastriotit dhe më konkretisht, nga presidenti Alban Vogli. “Nuk kam pasur konflikt, nuk e di pse më dhunoi. Nuk e kisha menduar dhunën barbare për një shkrim”, ka deklaruar sakaq gazetari.
Ilnica1-800x445

loading...

loading...