Gazetari amerikan viziton Ballist Morinën në burg: Ishte i frikësuar, jam tmerruar nga gjendja e tij

Gazetari amerikan i “New York Times”, Xhejms Montag, së fundmi ka vizituar Ismail Morinën në burgun e Kroacisë.

Montag ka postuar në Twittet një status që tregon gjendjen e mjerueshme në të cilkën e ka gjetur Ballistin dhe se “njeriu i dronit” ishte shumë i frikësuar, ndryshe nga dy vite më parë kur gazetari amerikan ishte takuar me të.

Kur e takova Morinën ai ishte shume i frikësuar, ishte një person ndryshe nga dy vite me pare. Ishte i frikësuar për te ardhmen, veçanërisht nëse ekstradohet për ne Serbi. Ai ka frike se jeta e tij mund te jete ne rrezik ne Serbi”- ka thënë gazetari amerikan.

Sipas Montag, Morina rrezikon deri ne tetë vjet burg. Sipas mediave ne Beograd, të paktë janë njerëzit në Serbi që parashikojnë një rezultat pozitiv, pra ekstradimin e tij në Serbi pasi ka nisur një ofensive diplomatike nga ana e Tiranes për Zagrebin.

Tashme Morina pret vendimin nga gjykata kroate dhe Ministrit të Drejtësisë që të thonë fjalën e fundit. Në këtë pikë asgjë nuk është e sigurtë.