GATI PËR LUFTË: Putin paralajmëron Luftën e Tretë Botërore


Shtëpia e Bardhë ka nënshkruar dislokimin më të madh ushtarak që prej Luftës së Ftohtë , vetëm shtatë ditë para se Donald Trump te marre vendin e tij zyrtarisht në Zyrën Ovale.
Rreth 1.000 ushtarë të Shteteve të Bashkuara kanë arritur në Poloni këtë javë, ministria e mbrojtjes polake zbuluar Ministria e Mbrojtjes Polake..
Në total, brigada e tankeve amerikane që ka hyrë, si pjesë e një marrëveshjeje të NATO-s të nënshkruar në vitin 2014, përbëhet nga 4,000 personel shërbimi, 87 tanke.
Sakaq Rusia ka paralajmëruar se ky përbën kërcënim për një Luftë të Tretë Botërore pasi mesoi se mijëra trupa amerikane dhe tanke kanë mbërritur në prag te deres së Vladimir Putinit, shkruan “dailystar”.
Qëllimi i dislokimit të trupave është deklaruar të mbrojë Evropën Lindore nga pushtimi rus. Por Rusia ka paralajmëruar se e konsideron forcën ushtarake amerikane “një kërcënim” – dhe ka vene ne lëvizzje sistemet raketore S-400 TRIUMPH anti-ajrore rreth Moskës në përgjigje te kesaj levizje nga SHBA.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha se vendimi amerikan “është duke kërcënuar interesat e Rusisë dhe sigurinë e vendit tonë”.
Ai shtoi: “Është një vend i tretë që është duke ndërtuar praninë e saj ushtarake në kufijtë tanë në Evropë. Ai nuk është as një vend evropian.”
Muajin e kaluar në largim Presidenti Barack Obama u zotua për të marrë hak mbi Rusinë dhe Putin pas ndërhyrjes së Moskës në zgjedhjet amerikane.
Obama shtoi se SHBA do të godasin “në kohën dhe vendin e zgjedhjes tonë”.