Garojnë se kush ka jahtin më të mirë në botë…

spot5214-7311-garojne_se_kush_ka_jahtin_me_te_mire_ne_

Gara mes njerëzve është diçka e zakonshme. Ka nga ata që garojnë mes veti për makinën më të mirë, për shtëpinë më të mirë, por ka edhe nga ata që garojnë për jahtin më të mirë në botë. Të tillë janë pronari i Çelsit, Roman Abramoviç dhe kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani.

Miliarderi rus është nga ata që përpiqet të ketë më të mirën në botë nga të gjitha.
Abramoviç ankoroi jahtin 1 miliardë paundësh në portin Gustavia në Ishujt Karaibe, ku kaloi edhe Vitin e Ri. Pak dhjetëra metra tej ankoroi super jahtin e tij edhe kryeministri i Katarit, Al Thani, i cili ishte i ftuar i Abramoviçit.

Beteja është e ashpër. Cili prej jahteve është më luksoz, më i këndshëm, cili ka helikopterët dhe jet-skitë më të mirë?

Jahti superluksoz i Abramoviçit, “Eclipse”, i cili ka kushtuar 1 miliardë paund është rreth 170 metër i gjatë, ndërsa “Al Mirqab” i kryeministrit të Katarit është rreth 130 metër i gjatë.

Pavarësisht se është më i vogël se “Eclipse”, “Al Mirqab”-i është një nga më të mëdhenjtë. Të dy jahtet janë ndërtuar në Gjermani, i arabit në vitin 2008 ndërsa i Rusit në vitin 2010.