Gara e të pasmeve pushton rrugët e Brazilit, në fund zgjidhet “Miss Bumbum”

loading...

loading...

“Miss Bumbum” është festivali i përvitshëm ku bukuroshet braziliane dalin në rrugë me bikini duke ekspozuar të pasmet e tyre dhe sigurisht në fund dikush duhet të dalë fituese si vajza me të pasmët më bombastike.

Ky është viti i 6 që realizohet një festival i tillë dhe marrin pjesë përfaqësuese nga 27 qytetet e Brazilit, Sigurisht që aplikimet janë më mijëra, por në finalen e Nëntorit do jenë vetëm 15 vajza.

Natyrisht që ne mund të flasim për konkursin bum-bum si marketing, si një lloj kartoline të grave braziliane, por ne flasim edhe për bukurinë dhe gjithë përfshirjen sociale”, tha gazetari dhe organizatori Cacau Oliver.

Të gjitha garueset në konkursin “Miss Bumbum” duhet të vërtetojnë që nuk u janë nënshtruar kurrë ndërhyrjeve kirurgjikale në trupin e tyre.

Epo, u themi që mund të shijoni fotot e mëposhtme që siç ka thënë edhe “BBC”: jetojmë në kohën e të pasmeve.

loading...