Ganja flet për heqjen e këpuces

loading...

Me aspak modesti ajo madje e qet vetën në rolin e toreadorit atë ditë.

Me një kostum të zi dhe elegant po përpiqej të shfaqte imazhin e deputetes së përgjegjshme që kishte shkuar për t’ia dhënë, me votën e saj, një përkrahje më shumë ratifikimit të marrëveshjes Kosovë- Serbi.

ganja_flet_per_heqjen_e_kepuce

loading...

Por dukja e tradhtoi, me të marrë hov të zbathte këpucën e saj të zezë, me të cilën i mori hyxhym deputetit opozitar nga Lëvizja Vetëvendosje, Liburn Aliu, derisa ky ishte duke kryer aksionin e partisë së tij për të ndalë ratifikimin.

Ganimete Mulsiu thotë se nuk i erdhi aspak mirë që ia ofenduan kryetarin e partisë, njëherit kryeministrin, Hashim Thaçi. Por, aktin me këpucë e quajti veprim për të tërhequr vëmendje nga banaliteti që po bëhej sipas saj në sallën e Kuvendit gjatë seancës plenare të enjten e kaluar.

Me aspak modesti ajo madje e qet vetën në rolin e toreadorit atë ditë.

“I dini ato garat me demat spanjollë, që është një garë shumë e famshme. E ke pa kur i fluget atij çarçafi kau kur e sheh që e ka lodhë ose thjeshtë po e lodhë atë mashtruesin me çarçaf del dikush tjetër me çarçafë tjetër dhe demi e kthen komplet fokusin. Edhe unë e pashë që do të thotë në mënyrën ma banale është ofenduar kryeministri për gjëra që nuk i ka edhe qeveria në këtë rast dhe e ngrita çarçafin dhe u aty vëmendja komplet u kthy kah unë”, tha Musliu sot në një prononcim për Express.

E veprimin e saj nuk ngurron as ta quajë të natyrshëm, që ajo i thotë “natyral”.

” Ka qenë shumë spontane ka qenë shumë natyrale do të thoja se thjeshtë me pas dashtë me gjuajt gazetarët e kishin pa këpucën atje poshtë”, tha ajo.

Pavarësisht kësaj nuk mohon se i ka shkuar mendja edhe të gjuajë këpucën e saj në drejtim të kolegëve të saj deputet nga opozita.

“Sinqerisht nëse duam të jemi shumë të hapur jo veç mu po edhe 84 deputetëve atë ditë ju ka shkuar mendja me gjuajt, sepse kemi qenë shumë të lodhur dhe ka qenë e tmerrshme si është ofenduar kryetari i Parlamentit dhe Kryeministri”, tha Ganimete Musliu deputete e PDK’së.

Në seancën e së enjtes Musliu, derisa po fliste me koleget e saj të partisë, kapi një gotë me të cilën synim kishte sulmin ndaj Aliut që në ato çaste ishte në foltoren e Krasniqit.

Por, Musliu për një çast ndërroi mendje duke e lëshuar gotën dhe duke e kapur këpucën e saj e duke elaboruar një gjuajtje drejtë tij.

Ndërkohë, kur i kujtohet se kamerat mund ta kenë xhiruar, ulet duke qeshur.

Kliko videon për të parë veprimin e deputetes:

loading...