“Gangnam Style” thyen limitin e parashikuar nga YouTube – VIDEO

0Fillimisht menduan se nëse arrin një milionë shikime në YouTube do të jetë sukses, por arriti të thyejë rekordin si videoja më e shikuar duke kaluar shifrën e 800 mijë shikimeve.

Por tash, shifra e shikimit të videoklipit të popullarizuar të Psy, “Gangnam Style”, ka arritur në 2,152,320,758.

Kjo ka detyruar YouTube të zbulojë se ka plotësuar numëruesin e shikimeve pasi videoja në fjalë kaloi limimin prej 32-bit, që ishte vendosur me supozimin se asnjë video nuk mund të shikohet më shumë se 2.1 miliardë herë.

Aktualisht nëse shkoni në YouTube dhe afroni mausin te shifra e rekordit, ajo është në formën e një animacioni./Telegrafi