Galliani: Milani ka vendosur të udhëheqë një revolucion të vërtetë në futbollin italian

loading...

galliani1

loading...
Adriano Galliani po shijon frytet e një pune të gjatë sepse Milani ka vendosur të udhëheqë një revolucion të vërtetë në futbollin italian duke besuar më shumë në aftësitë e të rinjve për shkak të shtrëngimeve që sjell formula fair play financiar. Fillimi katastrofik i sezonit tashmë është venitur dhe klubi kuqezi po gëzon një vazhdimësi si në lojë ashtu edhe në rezultate, duke u katapultuar nga zonat e mesit të klasifikimit në vendin e tretë brenda dy muajsh.

Ai analizon një sezon që po paraqitet i çmendur. “Ringritja e Milanit nisi nga pjesa e dytë e ndeshjes kundër Lazios në Romë. Që prej asaj periudhe kemi fituar 41 pikë, më shumë se Juve dhe se Napoli. Nuk më vjen keq për fillimin e sezonit sepse e dinim shumë mirë që do të na duhej kohë. Gjithsesi jam shumë i kënaqur”.

Rilindja e një bomberi si Pazzini është pasqyra më e qartë e projektit që solli në jetë Allegri dhe Galliani eshtë një nga ata persona që i ka besuar përherë këtij grupi. “Pazzini ka shënuar përhëerë. I kisha premtuar se nuk do të afronim më sulmues, por e telefonova për t’i sqaruar situatën. Balotelli me Pazzinin? Përgjigjen ia lë Allegrit”.

Por pavarësisht momentit magjik që po kalon skuadra, mendja nuk mund të mos shkojë në transfertën e “Camp Nout” edhe pse Galliani kërkon përqëndrim në ndeshjen e ardhshme. “Nuk po mendojmë për Barcelonën por për Genoan që mendoj se do të jetë një pengesë e vështirë”.

Fitorja me Lazion nuk ka se si të mos ndikojë në humorin e administratorit të deleguar që gjen momentin për të hedhur edhe ndonjë thumb ndaj lojtarëve që nuk kanë besuar në këtë projekt. “Ibrahimovic? Nuk besoj se ma do të mirën. Që kur u largua nuk e kam dëgjuar më. Nëse më telefonon për të më kërkuar rikthimin? Mirupafshim”.

loading...