Galliani mbyll negociatat për Kakan, Balotelli gati zyrtarizimi

loading...

kaka-ballo

loading...
Administratori i Milanit, Adriano Galliani ka hedhur poshtë çdo mundësin të rikthimit të brazilianit të Real Madridit, Leite Kakas në “San Siro”.

Jose Mourinho dje tha se do të ishte mirë që braziliani të rikthehet në Kaka, mirëpo Galliani thotë se janë mbyllur negociatat me ekipin madrilen për ish-yllin e “Rossonerëve”. “S’ka asnjë shanse për ta rikthyer Kakan. Ne tani nuk jemi duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë Galliani për “Sky Sport Italia”.

Hapet rruga edhe për Kaka. Zëvendëstrajneri i Real Madrid, Aitor Karanka, u shpreh pas ndeshjes me Getafe se tratativat për largimin e brazilianit vazhdojnë ende. “Deri më 31 janar do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të mirë për lojtarin”, theksoi Karanka.

Mario Balotelli është gati të lërë Anglinë dhe Manchester City-n për tu bashkuar me Milanin. Sipas ‘The Sun’, mbrëmjen e së dielës SuperMario ka organizuar një festë në shtëpinë e tij për tu ndarë me miqtë e ngushtë dhe u ka thënë atyre se do të kthehet të luajë në San Siro. Nga ana e tyre, drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm ta shesin sulmuesin italian për 20 milionë euro dhe në orët në vazhdim mund të zyrtarizohet gjithçka. Milan është i gatshëm të paguajë këtë shifër në 6 këste.

loading...