Galliani: Kemi krijuar një skuadër me vlera të mëdha

loading...

galliani

loading...
Adriano Galliani ka demostruar se është një drejtues i zoti dhe njohës i mirë i futbollit por prej kohësh ai zotëron dhe një tjetër anë pozitive, shifrat. Administratori i deleguar i Milanit ka stiluar klasifikimin e tij personal të Serisë A por ka folur gjithashtu edhe për Fair-Play financiar.

“Në Europë njihet renditja që merret per bazë cdo 5 vjet. Unë kam bërë një studim të pesë viteve të fundit në Itali dhe Milani është i pari pasi ka grumbulluar 360 pikë, më pas vijnë Inter dhe Juventus. Pas 4 vjet e 29 ndeshjes Milani është në vëndin e parë me 360 pikë pas tij vijnë zikaltërit me 347, Juve me 336, Roma me 309 dhe Napoli me 292. Fair-paly financiar të detyron të kursesh pasi të barazosh bilancin të duhet të ulësh akoma pagat, në 2013 do ta ulim edhe më shumë totalin e pagave”.

Më pas Adrinao Galliani u ndal në momentin shumë pozitiv të Milanit në kampionat dhe tek futbollistët kuqezinjë të përfaqësueses italiane ku sigurisht fjalët më të shumta ishin për Mario Balotellin.

“Nuk duhet të entuziasmohemi shumë edhe sepse gjykimet jepen pas takimit të fundit të kampionatit. Pas ndeshjes Barcelona–Milan krahasova faqet e gazetave dhe ishin tërësisht të ndryshme: duhet pak më shumë ekuilibër. Vera e kaluar ishte edhe një stimul më shumë për mua. Pak vite më parë nuk do të shkoja në Caen për të blerë Niang, por kemi bërë merkato brënda limiteve të bilancit. Pa Irap që është një taksë që paguhet vetëm në Itali tani do të ishim plus por Milan dëshiron të ecë përpara vetë dhe po ja arrijmë qëllimit. Gjëja që më bën më shumë të lumtur është se kemi krijuar një skuadër me vlerë më të madhe se ajo e vitit të kaluar. Balotelli që kur ka ardhur tek Milan ka një mesater goli që nuk e ka patur kurrë në karrierën e tij dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Ka aktorë, të cilëve iu mjafton të luajnë vetëm në një film për t’u kthyer në yje botërorë, dhe Balotelli është i tillë, pasi golat e tij kanë shumë peshë, kanë më shumë peshë se ato të të tjerëve. Ka staturën për të luajtur rolin e një ylli botëror. Jam shumë i kënaqur për pesë futbollistët e kombëtares pasi janë djem të rinj që po luajnë shumë mirë. Balotelli nga ana e fizikut më kujton Ibrahimovicin sepse Weah, Van Basten dhe Shevchenko ishin ndryshe. Jam shumë i kënaqur që ai dhe El Sharaawy janë sulmuesit e përfaqësueses së Italisë”.

loading...