Galaxy S4 me mbushës wireless

samsung

Ditëve të fundit po flitet për lansimin e mundshëm të gjeneratës së katërt të telefonit të mençur të Samsung, Galaxy S4, dhe tani sipas informacioneve të fundit thuhet se Galaxy S4 do të lansohet gjatë muajit prill.

Kjo datë do të thotë se Samsung nuk do ta prezantojë modelin e saj më të ri të telefonit në “WMC” dhe as në ngjarjen tradicionale ‘Samsung Unpacked’, e cila mbahet gjatë muajit mars. Deri sot të gjithë kemi dëgjuar për një numër të specifikave të mundshme të Galaxy S4, dhe tani thuhet se Samsung Galaxy S4 do të vijë edhe me mbushësin wireless.