Galatasaray, Sneijder: Me padurim po pres të zbres në fushë për të luajtur

loading...

sneijder

loading...
Entuziazmi i tifozëve të Galatasaray e ka ngrohur shumë shpejt zemrën e Wesley Sneijder që kërkon t’ua shpërblejë me trofe në fushën e lojës. Në një intervistë dhënë për televizionin zyrtar të klubit nga Stambolli, holandezi pohon se ndihet komod.

“Që në momentin që shkelëm këtu u ndjemë si në në shtëpinë tonë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Mezi po pres të zbres në fushë për të luajtur”. Në vijim, ish mesfushori i Interit, shkëputi disa mendime për trajnerin e verdhekuqve. “Jam njohur me stilin e lojës së Fatih Terim shumë kohë më parë. E di sistemin e aplikuar nga ai dhe se si e drejton ekipin, prandaj duhet të punoj shumë për t’u përshtatur. Jam në një vend të ri dhe duhet të mësoj gjuhën por edhe stilin e jetesës që është disi ndryshe nga qytetet ku unë kam jetuar më parë”.

Në fund, Sneijder e mbyll me një mesazh për të gjithë tifozët, duke pohuar se ndihet mjaft optimist për të ardhmen. “Besoj se ekipi dhe unë do të ecim në rrugën e duhur për të përmbushur shpresat dhe pritshmëritë e mbështetësve tanë”.

loading...