Galatasaray në çerekfinale të Ligës së Kampionëve – VIDEO

loading...

Hamit Altintop Galatasaray

loading...
Për herë të pestë në histori të klubit, gjiganti turk kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa hera e parë pas 12 vjetësh. Galatasaray me imperatorin Fatih Terim, e bëri atë që e besuan të gjithë te skuadra turke, rikthimin dhe fitoren në ndeshjen e dytë në Gelsenkirchen kundër Schalke 04 me rezultat 2:3.

Vendasit kalun në epërsi me golin e Roman Neustadter, por ky gol sikur i ngriti në këmbë lojtarët e Galatasaray. Hamit Altintop me një supergol e barazoi rezultatin në 1:1, mirëpo me kaq Galatasaray nuk u ndal pasi sulmuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve së bashku me Ronaldon, Burak Yilmaz, shënoi për 1:2, golin e tij të 8 sivjet.

Michel Bastos e ktheu në lojë Schalken 04, pasi e barazoi rezultatin në 2:2, dhe minutat e fundit të ndeshjes ishin drithëruese sepse Schalke atakonte, Galatasaray mbrohej dhe një kundërsulm i shpejt në minutët e fundit të kohës shtesë Umut Bulut, shënoi për fitoren 2:3, dhe kualifikimin e Galatasaray në çerekfinale, ndoshta me meritë ndoshta jo, por kjo pak është e rëndësishme për turqit.

loading...