Galatasaray ia jep ‘udhën’ Fatih Terimit


Fatih Terim nuk është më trajner i Galatasarayt. Klubi turk ka vendosur ta shkarkojë trajnerin e deritashëm, pas mbledhjes së Bordit të drejtorëve, vetëm disa javë pas vazhdimit të kontratës. 60 vjeçari, i cili së fundmi e mori në dorë edhe përfaqësuesen turke, e pagoi nismën jo dhe aq të mirë të sezonit të tretë në krye të gjigantit turk. Galatasaray ka grumbulluar 6 pikë nga 4 ndeshjet e parë, ndërsa pësoi humbje të thellë 1-6 nga Real Madridi në ndeshjen hapëse të Grupit B të Ligës së Kampionëve. Shumë shpejt, Galatasaray do ta emërojë trajnerin e ri. /LajmeOnline/