Gaddafi jetonte si mbret. 10 nga momentet më të çuditshme gjatë jetes

loading...

lajmeonline.net-post-thumbnail

loading...
Lideri i rrëzuar Muammar Gaddafi, i cili u vra në qytetin e tij të lindjes, Sirte, ishte kapur gjallë nga rebelët dhe madje ishte lutur që mos e vrisnin.Gaddafi mori pushtetin e Libisë më 1 shtator 1969, por pushteti i tij filloi të dobësohej në pranverë 2011, kur forcat rebele filluan të kontrollonin gradualisht vendin, i cili tani udhëhiqet nga Këshilli Tranzit Kombëtar.

Diktatori kishte dekada që cilësohej si armik i perëndimit pasi mbështeste terrorizmit, por ai ishte përbuzur edhe për sjelljen e tij të çuditshme.

“Mirror” ka botuar 10 nga momentet më të çuditshme të Kolonel Gaddafit.

1. Kur udhëtonte jashtë shtetit, ai merrte një eskortë prej 300 vetash – ku përfshiheshin edhe 40 truproja femra, për të cilat këmbëngulte se duhet të ishin të virgjëra.

2. Në vitin 2009, i ftuar në Romë në një samit ushqimi, Gaddafi kërkoi 500 femra nga një kompani eskortash, duke specifikuar kërkesat e tij. Ato duhej të ishin mbi 1.70 të gjata dhe 18-35 vjeçe. Gaddafi, i mbështjellë me veshjen e tij të bardhë, i kërkoi vajzave që të konvertoheshin në Islam para se t’u ofronte atyre një Kuran dhe një kopje të firmosur të Librit të Gjelbër të tij.

3. Takimi i parë i kolonelit Gaddafi me Tony Blair ishte i çuditshëm. Lideri libian e ofendoi kryeministrin e atëhershëm të Britanisë, duke i treguar atij shollën e këpucës, një veprim mjaft përbuzës për kulturën arabe.

4. Ai e merrte çadrën e tij beduine në udhëtimet e tij dhe në vitin 2007 e hapi atë në ambientet e një hoteli me 5 yje në Paris, ku lejoi edhe devenë e tij që të vinte vërdallë në hotel.

5. Ai i është drejtuar vetëm një herë OKB-së, ku në formë të një përçartjeje insistonte që George W. Bush dhe Tony Blari të dënoheshin për krime lufte.

6. Ai njëherë paraqiti një kërkesë në OKB për të përjashtuar Zvicrën. Ai i kishte mbyllur ndërkohë të gjitha firmat zvicerane në Libi, kishte ndaluar të gjitha importet, kishte anulluar fluturimet dhe kishte konfiskuar biznesmenët zviceranë. Kjo urrejtje ndaj Zvicrës i lindi pasi djali i tij 33-vjeçar Motassim, i njohur si Hannibal, ishte arrestuar në Gjenevë nën akuzën e ofendimit të një kameriereje hoteli.

7. Gaddafi bëri më shumë miq gjatë një udhëtimi në Itali, edhe pse ai sipërfaqësisht “adoptoi” qytetin e vogël Antrodoco. Lideri libian e kishte vizituar një herë aksidentalisht, kur ai gjeti kurajën të ndiqte rrugën nga mali dhe të mos rrezikonte tunelin, pas tërmetit të L’Aquila. Qyteti njihet për pishat e shumta të tij.

8. Si një diktator që ishte, kur të donte i fuste brenda shtetasit dhe po ashtu, mund të urdhëronte lirimin e tyre. Por Gaddafi vendosi t’i bënte gjërat më të ekzagjeruara. Kështu, në vitin 1988 ai dërgoi një buldozer në portat e burgut të Tripolit, duke liruar 400 të burgosur.

9. Edhe pse drejtonte vendin, Gaddafi gjente kohë të lirë për pasionet e tij, siç ishte dezanjimi i makinave. Në vitin 2009 u zbulua Saroukh el-Jamahiriya – Raketa libiane. Libia pretendoi se ishte makina më e sigurt në botë dhe mund të përshkojë qindra milje me një gomë të shfryrë.

10. Gjatë përpjekjes së tij për të larguar vendin nga influenca
perëndimore, Gaddafi filloi të zëvendësonte të gjitha fjalët angleze me ekuivalentet arabe, madje edhe brand names. Kështu, Johnny Walker u bë Hanah Mashi dhe 7 Up u zëvendësua me Saba’a Fauq

loading...