Gabimet që bëni gjatë larjes së rrobave në lavatriçe

Të gjithë bëjnë disa gabime teksa i lajnë rrobat në rrobalarëse. Gabimet mund të ndikojnë tek disa materiale rrobash, duke i dëmtuar ato.

Mbushja mbi normën e lejuar të rrobalarëses

Rrobalarëset e sotme janë të mëdha dhe nëse keni në mendje që të fusni vetëm edhe një gjë, mos e bëni. Edhe rrobalarësja më e madhe ka kufizimet e saj. Kur është e stërmbushur, uji dhe detergjenti nuk mund që të përzihen dhe të arrijnë tek të gjitha rrobat që ndodhen brenda saj. Gjithashtu, ajo do t’ua rrudhosë së tepërmi.

Sasi jo e duhur e detergjentit

Që të keni rezultatet më të mira, zbatojini me përpikmëri udhëzimet në etiketat e rrobave, si dhe udhëzimet në paketimin e detergjentit. Nëse rrobat janë shumë të pista, shtoni pak më shumë detergjent se sa sasia e rekomanduar.

Gjithmonë procesi dhe programi i njëjtë

Nuk mundeni që të lani lloje të ndryshme të tekstilit dhe rrobave në program të njëjtë. Ndërroni programin dhe përshtateni atë me nevojat tuaja. Uji i ngrohtë dhe temperaturat e larta lajnë shumë lehtë njollat, kurse numri më i vogël i rrotullimeve i rrudhos më pak ato.

Ndaloni ujin

Pas larjes së rrobave ndalojeni ujin, që merr lavatriçja përgjatë larjes. Në këtë mënyrë do të parandaloni dëmtimin e aparatit shtëpiak ose vërshimet e mundshme të ujit.
lavatrice