Fyerje raciste kosovarëve në Zvicër

loading...

files_3Një video ka tronditur komunitetin në Facebook. Tashmë videoja në YouTube është klikuar më se 2000 herë

Në video duket një zviceran në moshë mesatare në një tren duke fyer në baza racore udhëtarët me prejardhje nga Kosova.

“Ne nuk duam t’u shohim më. Ju keni një shtet. Kosova është një shtet, shkoni në shtëpi tuaja”.

Fyerjet racore nuk kanë përfunduar me kaq.

“Dhjetë presona me ngjyrë janë më të mirë se sa një shqiptar i Kosovës”, ka thënë personi në fjalë.

Edhe pse udhëtarët tjerë kanë kërkuar nga personi në fjalë që të jenë të qetë , ai ka vazhduar me fyerjet në a dresë të kosovarëve.

“Kosovarët janë njerëzit më të këqij në botë”, dëgjohet duke thënë ai në një tren në lëvizje nga Luzern në Giswil, ka njoftuar një lexues i 20min.

Sipas avokatit, David Gibor, personi ka kryer një vepër penale për fyerjet në veçanti me atë që shqiptarët e Kosovës i quan “paketë në baltë”.

“Fyerjet se shqiptarët e Kosovës janë njerëzit më të këqij në botë ka gjasa për të përmbushur dispozitat penale ne baza racore”, ka thënë Gibor për 20min.

Sipas Alma Wiecken, një juriste në Komisionin Federal kundër Racizmit, gjithmonë është i theksuar diskriminimi verbal. Mirëpo nuk do të thotë që janë në rritje rastet e tilla.

Nëse ka dëshmi për sulme të tilla, rasti mund të paraqitet me një ankesë te prokurori publik. “Nëse ka një shkelje të ligjit penal kundër diskriminimit racor, personi mund të dënohet”, thotë Wiecke.

SHIKO VIDEON

loading...

loading...